Policia e Kosovës ka iniciuar raste ndaj dy pronarëve në Prizren, pasi që të njëjtit janë takuar duke ushtruar veprimtarin në pishinë duke mos respektuar vendimin e lëshuar nga qeveria, raporton PrizrenPress.
Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se rastet kanë ndodhur në “Transit i ri”- Arbanë dhe në fshatin Vërmicë.
Ngjarjet kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme.
Rastet e plota sipas raportit 24 orësh të policisë:
· Transit i ri –Arbane, Prizren 16.08.2020-14:50. Është iniciuar rasti ndaj të dyshuarit mashkull kosovar pronar i një pishine në të cilën janë hasur rreth 20-30 persona në hapësirë të hapur, ku i dyshuari kishte vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë. Me urdhër të prokurorit, lënda e rastit shkon në procedurë të rregullt.
· Vërmicë, Prizren 16.08.2020-15:00. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar pronar i një pishine të hapur është iniciuar lënda e rastit për shkak se kishte vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë, kishte hapur pishinën. Me urdhër të prokurorit, është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt.