Home / Lajme / Totaj akuza Haskukës

Totaj akuza Haskukës

TOTAJ AKUZA HASKUKËS PËR VEPRIME POLITIKE DHE SELEKTIVE NË SEKTORIN E ARSIMIT

Kreu i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka akuzuar përmes një konference për media, kryetarin e komunës, Mytaher Haskuka dhe qeverisjen e tij për veprime politike dhe selektive në sektorin e arsimit. Në fillim të kësaj konference, kryetari i PDK-së Shaqir Totaj, tha se ky subjekt politik shpreh shqetësimin e saj të thellë ndaj fushatës, që e ka ndërmarrë kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka, ndaj drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të disa shkollave, për ndërprerjen e marrëdhënies së punës në pozitat udhëheqëse, si dhe për emërimin pa konkurs të disa mësimdhënësve tjerë, pa kritere e sipas preferencave politike të partisë në pushtet.Vetëvendosje që kundërshtonte shkarkimin e qeverisë në kohë pandemie, tani vet po vepron në mënyrë të njëjtë ndaj shkollave, duke larguar drejtorët në prag të fillimit të vitit shkollor, dhe këtë veprim po e bën në mënyrë selektive, theksoi Totaj. Totaj më tej ka akuzuar Haskukën për standarte të dyfishta rreth këtyre çështjeve, dhe shtoi se, paradoksi edhe më i madh është arsyetimi i Haskukës se drejtorët nuk janë shkarkuar, por se atyre u ka skaduar kontrata, ndërsa shtrohet pyetja pse atëherë nuk janë larguar të gjithë në pako në 16 shkolla, por në mënyre selektive vetëm disa, theksoi ai. Ai tha më tej se, Drejtoria e Arsimit në Prizren, nga viti 2018 po përballet me sfidën e rekrutimit të menaxherëve të shkollave, prandaj edhe shumica e tyre janë me ushtrues detyre, duke veçuar gjimnazin e Prizrenit ku në dy pozitat më të larta janë u.d , ndërsa vetëm në shkollën e mjekësisë gjatë mandatit të VV-së janë caktuar 4 u. d të drejtorit. Lidhur me këto akuza të kreut të PDK-së dhe subjekteve tjera politike, dje komuna e Prizrenit përmes faqes së saj zyrtare, është deklaruar për këto çështje, duke thënë se ” Emërimi i ushtruesve të detyrës së drejtorëve të rinj në disa shkolla të Komunës së Prizrenit, është bërë pasi që kontrata e drejtorëve të këtyre shkollave ka skaduar dhe hapja e konkursit të rregullt është pamundësuar për shkak se Kuvendi Komunal akoma nuk e ka miratuar formimin e Komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve të Institucioneve edukativo-arsimore dhe aftësuese.Komuna e Prizrenit ka iniciuar në Kuvendin Komunal kërkesë-propozimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit për formimin e këtij komisioni, ashtu siç është e paraparë edhe me Ligjin për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe udhëzimin administrativ për procedurat dhe kriteret e zgjedhjes së drejtorit dhe të zëvendësdrejtorit të institucionit edukativo-arsimor.Mirëpo kjo kërkesë nuk është miratuar nga Komiteti për Politikë dhe Financa dhe kështu është larguar nga pika e rendit të ditës së mbledhjes së fundit të Kuvendit. Përzgjedhja e u.d të drejtorëve ka qenë domosdoshmëri institucionale për mbarëvajtjen e proceseve arsimore dhe është bërë në përputhje me kriteret për drejtorë”, është shkruar në faqen zyrtare të kësaj komune.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …