Home / Lajme / Zemaj nga Prizreni: Testimet për COVID-19 mund të bëhen edhe tek QKMF-të

Zemaj nga Prizreni: Testimet për COVID-19 mund të bëhen edhe tek QKMF-të

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se nga sot testimet për COVID-19 mund të bëhen edhe tek QKMF-të.

Zemaj tha se të gjithë mund të testohen për coronavirus, sepse tani ka lejuar që këtë shërbim ta japin edhe nëpër Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare.

“Gjithë qytetaret mund ta bëjnë testin serologjik në bazë të kushteve dhe kompetencave që i janë dhënë qendrave kryesore familjare. Kriteret për testim janë shkencore, pra ato që i japin profesionistët shëndetësor”, deklaroi Zemaj gjatë një konference për shtyp nga Spitali i Prizrenit.

Ai bëri me dije shpenzimet e testimeve aty janë barrë e shtetit.

Ndërkaq, sa i përket masave anti-COVID, udhëheqësi i MSH-së u shpreh se si ministër funksionon në bazë të rekomandimeve që japin ekspertët shëndetësor dhe se në atë mënyrë edhe merren vendimet.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …