Tifo grupi prizrenas “Arpagjik’t” në njoftimin e tyre në facebook iu bënë thirrje të gjithë atyre të cilët ndihen pjesë e qytetit e të klubit futbollistik Liria si dhe të klubit të basketbollit Bashkimi, të bëhen pjesë e arpagjikëve edhe zyrtarisht duke aplikuar për antarsim vjetor në tifo grup.
Me antarsim tifozët marrin edhe kartelen e antarësisë si dhe rekuizitat të ndryshme të klubit.
“Anëtarsimi për sezonin e ri 2020/21 po fillon!!
20 vjet Arpagjik’t – Grup i tifozave, Djemt e Prizrenit.
Prej të Hënës me 24 Gusht fillon regjistrimi i tifozëve dhe pajisja e tyre me Kartele Antarsimi. Pos kartelës të gjithë anëtarët do të pajisen me Duksin, Dresën dhe Shallin e Arpagjik’t.
Vendi: Fan Clubi -mbrapa banesave te rrethi nBazhdarhane
Orari: 12:00 deri 22:00
Pagesa: 10euro”