Rreth orës 14:30 minuta të ditës së sotme, ka humbur jetën në liqenin që ndodhet shumë pak kilometër në hyrje të territorit të Maqedonisë së Veriut, një i ri nga një fshat i komunës së Dragashit, konfirmoi për TV Prizreni zëdhënësi i DRP-së në Prizren , Shaban Osmanollaj.
Ai thotë se me rastin janë duke u marrë organet kompetente të Maqedonisë së Veriut, dhe nuk kemi ende informacione për identitetin e viktimës, ndërsa jemi në kontakt me autoritetet e këtij shteti, njoftoi më tej ai.
Sipas disa informacioneve të siguruara nga TV Prizreni, disa të rinj nga zona e Opojës kishin shkuar për t’u larë në këtë liqe ditën e sotme.
Dy nga këta të rinj ishin futur në ujë, ndërkaq njëri prej tyre fatkeqësisht nuk ia kishte dalur që të dal nga aty më./tvprizreni.info/