Pas pranimit të informacionit përmes rrjeteve sociale dhe mediumeve për një video të shpërndare me datë 20 gusht 2020 në fshatin Restelicë, KK Dragash, ku shihen persona duke gjuajtur me armë zjarri, policia rajonale në Prizren përkatësisht njësiti i hetimeve, duke ndërmarrë veprime policore fillimisht ka identifikuar lokacionin dhe personat e dyshimtë dhe me autorizimin e Prokurorit të Shtetit ka ndërmarre masat e menjëhershme.
Policia rajonale në Prizren në aktivitetin e saj ka ushtruar urdhër kontrollë dhe ka ndaluar personat e dyshimtë duke filluar për tri ditë radhazi nga data 29 Gusht, 30 dhe sot me datë 31 Gusht 2020 dhe ka kryer bastisje në fshatrat Restelicë, fshatin Mohlan në Suharekë, fshatin Dragobil në Malishëve, në lagjen Arbana në Prizren dhe në fshatin Kuk në Dragash.
Gjatë këtij aktiviteti janë gjetur dhe sekuestruar:
3-revole të tipit Smith Ëesson, të modelit Gircen dhe modeli Gircan
2- armë gjuetie te tipit Remington dhe Churchill
22- gëzhoja te shkrepura nga arma e zjarrit kalibër i ndryshëm dhe
150-fishek të kalibrave të ndryshëm
Të dyshimtit e ndaluar janë:
A.B i lindur në vitin 1982
F.H i lindur në vitin 1987
G.B i lindur në vitin 1979
F.H i lindur në vitin 1981
Sh.O i lindur në vitin 1965 dhe
A.P i lindur në vitin 1981
Të gjithë personat e dyshimtë janë shtetas të Republikës së Kosovës.
Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit të dyshimtit janë ndaluar në afat prej 48 orë, ndërsa me rastin po merren hetimet rajonale në Prizren.