Në Komunën e Prizrenit, Zyra e Auditimit ka gjetur disa shkelje. Një ndër shkeljet e evidentuara janë ato për tenderët, që u është dhënë kompanive me borxhe tatimore. Të njëjtit kanë vërejtur edhe punësimet pa procedura të rekrutimit. Kritika për qeverisjen e Mytaher Haskukes kanë edhe nga Opozita.
Në dhjetor të vitit 2017, morri mandatin e kryetarit të Prizrenit.
E si zakonisht, edhe Mytaher Haskuka ishte nën llupën e Zyrës Kombëtare të Auditimit.
Ky organ për vitin 2019 ka gjetur disa shkelje, që janë bërë nga kjo komunë.
Ndër shkeljet që janë gjetur është edhe dhënia e një tenderi një kompanie që ka borxhe tatimore të pashlyera ndaj shtetit.
Por, shkelje qeverisjen lokale të Prizrenit nuk pati vetëm në procedurat tenderuese.
Auditori Gjeneral ka gjetur se gjatë vitit të kaluar janë punësuar njerëz në komunë “pa procedura të thjeshtësuara të rekrutimit”, duke u bazuar në “Marrëveshjet për Shërbime të Veçanta”.
Këtu raportohet edhe për pa rregullsi të tjera.
Gjithashtu, Zyra e Kombëtare e Auditimit ka gjetur se Komuna e Prizrenit, nuk ka përmbushur shumë rekomandime të vitit paraprak.
Më saktësisht, nga 29 rekomandimet, e dhëna për PFV-të e vitit 2018, deri në fund të auditimit për vitin 2019, 8 rekomandime janë zbatuar, 3 ishin pjesërisht të zbatuara, ndërkaq 6 ishin rekomandime të mbyllura dhe 12 nuk janë zbatuar ende.
Raportin e vitit 2019 e ka pranuar edhe vet kryetari Mytaher Hasakuka, dhe nuk ka bërë vërejtej për të gjeturat.
Por, i njëjti nuk i është përgjigjur interesimit të T7 në lidhje me të gjeturat e auditorit, për komunën që ai e drejton.
Njëjte kanë vepruar edhe zyrtarët e tjerë në këtë Komunë.
E në lidhje me këto gjetje nga ZKA, kanë reaguar opozita në qytetin e Prizrenit.
Kryetari i Degës së Partisë Demokratike, Shyqri Totaj ka thënë Haskuka ka treguar qeverisje të dobët.
Kritika për Haskukën kanë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Megjithatë, qytetarët duket se nuk janë të pa kënaqur nga qeverisja lokale.
Disa prej tyre janë shprehur se e kanë pëlqyer punën e kryetarit
Por pati edhe të atillë që patën kritika.
Kryetarët e Komunave, zgjedhën për një mandat katër vjeçar.