Me flamuj të Serbisë nëpër ballkone, 58 familje serbe pranuan çelësat e banesave dhe u kthyen në veri të Kosovës, saktësisht në komunën e Leposaviqit.Në ceremoni mori pjesë edhe ndihmësi i Gjuriqit, Petar Petkoviq, dhe deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiq.
Por, siç shkruan RTK, ky duket se është vetëm fillimi i planit të Serbisë, për rikthimin e serbëve në veriun e Kosovës.
Projekti që njihet si “Lugina e Diellit” në komunën e Zveçanit, tash duket se po shkon drejt përfundimit. Aty pritet të vendosen mbi 1 mijë e 500 familje të tjera serbe.
Një ditë pas dorëzimit të 58 çelësave për banorët serbë në komunën e Leposaviqit, punimet për kthimin e serbëve në pjesën veriore, po vazhdojnë edhe në zonën që njihet si Lugina e Diellit. Brenda pak javësh, në objektet që po shihen pas meje, pritet të vendosën edhe mijëra serbë të tjerëPunimet kishin nisur në marsin e vitit 2019.
Por kur ka kaluar më shumë se një vit nga atëherë, çdo gjë po shkon drejt finalizimit.