Një 25-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga Policia Kufitare e Morinës, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri me vete.
Në pranga përfundoi i riu me iniciale D.D., me banim në Istog për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.
Gjatë kontrollit të imtësishëm të kryer në vijën e dytë, Policia Kufitare gjeti në mjetin tip “Citroen” të 25-vjeçarit një armë zjarri tip “Zastava”, me fishekë luftarak.