Një person është arrestuar dje në Prizren pasi ka kërcënuar Policinë e Kosovës, përmes rrjetit social Facebook.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 10:00, shkruan Gazeta Express.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari u dërgua në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti përmes rrjetit social Facebook ka kanosur Policinë e Kosovës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.