Home / Lajme / Komuna e Prizrenit del keq edhe në raportin e USAID-it amerikan për performancë (Dokument)

Komuna e Prizrenit del keq edhe në raportin e USAID-it amerikan për performancë (Dokument)

Komuna e Prizrenit ka dalë keq sa i përket performancës së përgjithshme edhe në një raport studimor  të USAID-it amerikan, meqenëse në mesin e komunave të Kosovës, Prizreni rangohet në vendin 28, apo vetëm dy vende larg “zonës së kuqe”,  shkruan sot “Gazeta e Prizrenit”.

Raporti studimor “Indeksi i Konkurrueshmërisë së Komunave 2020” nga USAID-i ka për qëllim të vejë në baza krahasimtare, indikatorë të rëndësishëm të konkurrueshmërisë nëpër komunat e Kosovës.  Vlerësimi për performancë të mirë komunale, përfshin shërbime të mira administrative, infrastrukturë të mirë komunale, transparencë, pastaj ambient të favorshëm të të bërit biznes, etj.

Indeksi ka 8 nën-indekse, të cilët përfshijnë: barrierat e hyrjes në biznes; transparenca; pjesëmarrja dhe parashikueshmëria; kostot kohore; taksat dhe tarifat; administrata lokale; fuqia punëtore dhe shërbimet mbështetëse; dhe infrastruktura komunale.

Ndër komunat e rajonit përreth, të cilat janë në top 10-shen e parë janë Gjakova, Rahoveci, dhe Juniku, përfshirë edhe Lipjanin, pastaj Hani i Elezit, etj.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Në mesin e 38 komunave të vendit, Prizreni ka dalë nën mesatare, ndërsa është radhitur në vendin e 28-të, me indeksin prej 5.64 nga maksimumi prej 10 pikësh, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Pos komunave më të mëdha si Peja e Prishtina, para Prizrenit janë edhe komunat fqinje Mamusha e Suhareka, derisa Malisheva është një vend më poshtë Prizrenit.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ndryshe, krahasuar me Komuna e Kosovës, Prizreni nuk ka dalë aspak mirë, sa i përket performancës së përgjithshme komunale, edhe në matjet e bëra nga Ministria e Pushtetit Lokal.

Në këtë raport, Prizreni po ashtu është  ranguar nën mesatare, duke zënë vendin e 23-të nga 36 komunat e përfshira.

Për këtë, përfaqësuese nga opozita, por edhe njohës të çështjeve të pushtetit lokal në Prizren, kanë akuzuar qeverisjen e Mytaher Haskukës së shkaku i perfomancës së dobët, Komuna ka humbur një donacioni prej rreth 500 mijë euros nga projekti DEMOS, mjetet e të cilit i dedikohen investimeve kryesisht në infrastrukturë. Nga rajoni i Prizrenit përfitues janë Rahoveci e Suhareka. /GazetaePrizrenit.net/

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …