Home / Lajme / Prej Sot kufiri me Maqedoninë kalohet pa test PCR

Prej Sot kufiri me Maqedoninë kalohet pa test PCR

Prej Sot kufiri me Maqedoninë kalohet pa test PCR

Shtetasit e Kosovës mund të hyjnë në Maqedoninë Veriore nga sot (12 tetor), pa një dëshmuar një test negativ të PCR-it për coronavirus.

Një vendim i tillë u mor nga qeveria në Shkup më 6 tetor, duke deklaruar se sipas parimit të reciprocitetit, shtetasit maqedonas gjithashtu hyjnë në Kosovë pa pasur nevojë për një test PCR.

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, kur e publikoi këtë informacion, bëri thirrje që udhëtimi të ulet në minimum dhe ekskluzivisht të shfrytëzohet për nevoja urgjente dhe me zbatimin e plotë të të gjitha masave të mbrojtjes personale kundër COVID-19.

Kujtojmë se testimi i detyrueshëm PCR për hyrjen e shtetasve të Kosovës u rivendos nga qeveria në Shkup më 9 korrik.

Ndryshe, edhe shtetasit serb, malazez dhe boshnjak mund të hyjnë në Maqedoninë Veriore pa dëshmuar se nuk janë të prekur me coronavirus.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …