Lidhur me raportimet për projektet e turizmit që po dështojnë në Komunën e Prizrenit, ka reaguar edhe sot ka reaguar edhe Organizata “Supercampers” të cilët kanë përgënjeshtruar deklarimin e Haskukës dhe kanë sqaruar se Komuna nuk ka përmbushur asnjë nga obligimet që ka pasur lidhur me projektin “Kajaku” dhe “Biçikleta malore”.
Supercampers kanë reaguar dukë thënë se Komuna e Prizrenit nuk ka paguar dhe nuk do të paguajë për kajakët dhe biçikletat, si dhe faktin se ky projekt nuk është i komunës por i operatorit privat “Supercampers”.
“Supercampers” kanë shkruar se Komuna e Prizrenit nuk e ka plotësuar detyrimin e vet për instalimin e infrastrukturës përcjellëse (ujë dhe kanalizim) për njërin nga elementet e projektit
Tutje në reagimin e tyre, “Sueprcampers” kanë sqaruar se projekti “Kajak, Çiklizëm, dhe Glamping” është ide e ndërmarrë nga “Supercampers”, bashkëfinancuar nga PPSE (Swiss Contact dhe Swiss Development Cooperation).
Kurse në kontratën ku edhe Komuna e Prizrenit ka qenë palë e tretë, kjo e fundit është zotuar se do ta mbështesë këtë projekt me infrastrukturën përcjellëse: ujë, kanalizim, qasje në rrjet elektrik dhe se Komuna e Prizrenit ka pasur për detyrë që ta promovojë dhe ndihmojë këtë projekt, thuhet në reagimin e Supercampers.
Këta të fundit kanë thënë se kanë kërkuar nga Komuna të bëjë pastrimin e rrjedhës së Drinit të Bardhë në mënyrë që të mund të realizohen aktivitete ne lum, mirëpo gjendja e lumit është e njëjtë sot e asaj dite, thuhet në reagimin e Supercampers.
“Jemi të dëshpëruar dhe indinjuar që Komuna e Prizrenit ka shfrytëzuar ftesën tonë vetëm për promovim dhe shkrepjen e disa fotove, dhe asnjë hap tjetër nuk është ndërmarrë në lidhje me këtë projekt. Nuk jemi konsultuar për krijimin e platformës Visit Prizren (ndonëse jemi njerëz që ekzekutojmë aktivitete turizmi në terren, sjellim turistë nga jashtë etj), ftesat për panaire i kemi pranuar gjithnjë me vonesë që e ka bërë të pamundur përgatitjen për pjesëmarrje, projekt propozimet të cilat i kemi përgatitur me mundin dhe shpenzimet tona (si ai për shtegun e çiklizmit malor) janë ekzekutuar me minimumin e standardeve që kemi sygjeruar”, thuhet në reagim