Edhe KB Bashkimi ka arritur të kualifikohet në finalen e madhe të Reload Superkupës së Kosovës në basketboll në përballjen e dy ekipeve prizrenase.
Basketbollistët e Bashkimit mposhtën në gjysmëfinale Ponte Prizrenin me rezultat të ngushtë 82 : 87, në favor të Bashkimit.
Një avantazh më të lartë Bashkimi e ka shënuar në pjesën e parë të lojës me rezultat 36 me 45 në favor të portokall e zinjëve. Qereku i parë ka përfunduar me rezultat 18 me 23, kurse qereku i tretë ka përfunduar me rezultat 57 me 65, gjithmonë në favor të Bashkimit.
Bashkimi në finale do të përballet me Sigal Prishtinën, sfidë që do të zhvillohet të dielën në Pejë nga ora 17:00./prizreni.tv/