Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar lidhur me rastin e rrëmbimit që ka ndodhur afro 20 vjet më parë në Prizren.
Sipas Policisë, i dyshuari është ndaluar dje në pikën kufitare në Merdarë.
Ngjarja për të cilën është arrestuar i dyshuari ka ndodhur më 11.01.2001.
Me vendim të prokurorit, i arrestuari është dërguar në mbajtje.
“Prizren (NN) 11.01.2001 – NN. Lidhur me rastin, në bazë të urdhëresës, me 24.10.2020 në Pike Kalimin Kufitar (PKK)-Merdare, është arrestuar i dyshuari mashkull /Kos., dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 oresh të PK-së.