Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e Prizrenit, saktësisht në fshatin Gjonaj.
Një vajzë 14 vjeçare ka tentuar të vetëvritet, duke u hedhur nga ura mbi lumin ‘Drin i Bardhë’.
Vajza është arritur të shpëtohet duke u nxjerrë nga lumi nga një kalimtar rasti, derisa më pas është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe gjendja e saj është stabile.
Rastin e ka konfirmuar edhe Shaban Osmanollaj nga Policia e Kosovës në Prizren.
“Po rasti ka ndodhur rreth orës 12:50 minuta, ku një 14 vjeçare ka tentuar të vetëvritet, por që nga një dëshmitarë rasti ka intervenuar dhe ka arritur ta nxjerrë atë nga lumi. E njëjta është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe gjendja e saj është stabile. Poashtu ajo është kontaktuar edhe nga Qendra Sociale, por që ende nuk dihen arsyet që kanë quar deri në këtë situatë”, tha ai