Një këmbësore është shkelur me veturë në Prizren.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Ali Hadri”.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.
“Është raportuar se i dyshuari duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësoren femër të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore”, njofton Policia e Kosovës.
“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit”.
“Rasti është duke u hetuar, ndërsa është njoftuar prokurori”.