Home / Lajme / Kujtim Gashi: Dora e shtetit nuk është vërejtur tek bizneset dhe punëtorët e sektorit privat

Kujtim Gashi: Dora e shtetit nuk është vërejtur tek bizneset dhe punëtorët e sektorit privat

Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar Qeverinë Hoti për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Deputeti nga radhët e kësaj partie, Kujtim Gashi, i ka quajtur Qeverinë Hoti dhe Kurti, pa vizion e ndjeshmëri, duke thënë se janë kthyer në mbytëse të shpresës për qytetarët e vendit.

“Fatkeqësisht ne kemi përjetuar dy qeveri pa vizion dhe pa ndjeshmëri për qytetarët. Dy partitë, LDK-ja dhe VV-ja, që në tetor të vitit të kaluar i mashtruan qytetarët me parulla boshe për qeverisje të shpresës, janë kthyer në mbytëse të shpresës për qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se aktualisht vendi ndodhet para një kolapsi dhe kaosi shëndetësor dhe ekonomik dhe se në secilën familje ka frikë se çka do të ndodhë me fatin e secilit.

Ai ka kritikuar qeverinë edhe për masat e fundit për parandalimin e COVID-19 dhe për mos miratimin e Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike.

“Ne sot ndodhemi para një kolapsi dhe kaosi shëndetësor dhe ekonomik e në një krizë. Në secilën familje ka frikë se çka do të ndodhë me fatin e secilit. Përderisa vendet evropiane diskutojnë për pako e tretë ose të katërt të rimëkëmbjes, Qeveria pezullojë nismat tona ligjore dhe e la vendin pa asnjë pako të tillë”, ka deklaruar Gashi.

Gashi ka thënë se kjo qeveri duhet të shkoj në shtëpi sa më herët, sepse është e paaftë për të qeverisur dhe për ta menaxhuar pandeminë

“Pra është një qeveri që duhet të shkoj në shtëpi sa më herët – sepse është e paaftë për të qeverisur dhe për ta menaxhuar pandeminë dhe ndihmuar ekonominë”, ka thënë Gashi.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …