Home / Lifestyle / Horoskopi ditor

Horoskopi ditor

Dashi21 MARS – 20 PRILL

Projekte të reja po ju mbajnë pezull, por nuk duhet të shqetësoheni. Dita sot do ju sjellë sprova që në fund do të rezultojnë të suksesshme. Do të dini të përfitoni e të tregoni me të mirën tuaj. Momente të mbara parashikohen edhe për financat, por kujdes me shpenzimet. Jini të matur!

Demi21 PRILL – 20 MAJ

Sot jeni të paprekshëm. Ndonëse jeni të rrethuar nga persona që ju xhelozojnë, do të dini t’u tregoni vendin. Takime interesante ju presin por ju jeni përzgjedhës, dhe jo çdokush do të mbesë i kënaqur. Mos i thoni jo mundësive të reja për ndryshime. Nuk duhet të harroni se ka edhe njerëz që ju duan.

Binjaket21 MAJ – 21 QERSHOR

Për binjakët, puna është shplodhje. Angazhimi që do të merrni sot do ju harxhojë kohë por edhe kënaqësitë do të jenë të mëdha. Më në fund po e vini në vijë një ndërmarrje tuajën për të cilën ishit dyshues. Tashmë falë punës do të mund të vilni edhe fitimet. Jeni me fat që keni mbështetjen e familjes.

Gaforrja22 QERSHOR – 22 KORRIK

Ditë e mbarë veçanërisht për të gjithë ju të lindurit e Korrikut. Një udhëtim i papritur ju sjell në formë të shkëlqyer. Këshilloheni që sot ta zhdukni nga fytyra ironinë që ju karakterizon në marrëdhënie me kolegët. Mos harroni që do të keni nevojë për ta, ndaj bëhuni bashkëpunues.

Luani23 KORRIK – 22 GUSHT

Energjia juaj është jetësore për personat që ju rrethojnë. Sot do të orientoni në drejtimin e duhur të njohurit tuaj. Për angazhimin do të merrni mbrapsht doza të shumta mirënjohje që është dhe pika juaj e dobët. Kujdes me shëndetin, duhet të gjeni kohë edhe për t’u marrë me veten.

Virgjeresha23 GUSHT – 22 SHTATOR

Sot do t’i dedikoheni vetes suaj. Më në fund u keni dhënë drejtim telasheve dhe dita duket sërish rozë. Buzëqeshja juaj do të jetë infektuese dhe do të përfshini miqtë tuaj më të afërt. Mos hiqni dorë nga pozitiviteti që ju karakterizon edhe nëse përballeni me pengesa nga ziliqarët. Ecni me kokën lartë!

Peshorja23 SHTATOR – 23 TETOR

Kur je i rrethuar nga persona të dashur, patjetër që do të ëmbëlsoheni. Mëngjesi nis këndshëm për ju dhe dita gjithashtu do të vazhdojë me të njëjtin ritëm. Ndonëse keni shumë angazhime sot, do të dini t’i mënjanoni për t’ia dhënë kohën vetes suaj. Shijojeni!SHENJA E MUAJIT

Akrepi24 TETOR – 22 NENTOR

Sot do të përjetoni një ditë rutinë. Prej zgjimit në mëngjes i dini aktivitetet tuaja që i keni të strukturuara. Nuk priten supriza gjatë ditës, por do të keni afate sa i përket ofertave të vazhdueshme që ju vijnë për punë. Merrni vendim e mos i zvarrisni gjërat siç e keni zakon. Ditë e mirë sa i takon shpenzimeve.

Shigjetari23 NENTOR – 21 DHJETOR

Sot është ajo dita që ju i druheshit. Do të përballeni me një person që e keni shmangur prej kohësh pasi nuk i keni me qejf shpjegimet. Mësohuni se kur pretendon nga dikush edhe duhet t’i japësh mbrapsht. Gjithësesi, të afërmit do të jenë ngushëllues për ju sot. Sa i përket punës, do të keni një ditë të zakonshme jo problematike.SHENJA E DITËS

Bricjapi22 DHJETOR – 20 JANAR

Sot do të tulateni më shumë seç duhet. Por këshilla për ju është të mos kini frikë t’i thoni gjërat siç i mendoni. Një Bricjap di si ta fitojë zemrën e kujtdo që shënjestron, ndaj nuk do të ketë keqkuptime para partnerit. Surprizat e të afërmve do ju sjellin përjetime të ëmbla. Shijojeni momentin, nuk kthehet më!

Ujori21 JANAR – 19 SHKURT

Një ditë energjike është kjo e sotmja për të gjithë të lindurit në zodiakun e Ujorit. Asgjë nuk do ua ndalë hovin. Megjithatë kur llogaritë të bëhen në mbrëmje do të kuptoni që keni shpenzuar shumë kohë, nga e cila nuk ka dalë asgjë konkrete. Vazhdoni të jeni në vorbullën e së shkuarës. Bëni mirë ta lini njëherë e mirë pas krahëve.

Peshqit20 SHKURT – 20 MARS

Adhuroni të jeni në qendër të vëmendjes. Sot kjo mund t’ju sjellë telashe. Bëni kujdes me premtimet që u bëni miqve, po lini vend për keqkuptime. Për beqarët nuk është dita e duhur për të gjetur shpirtin binjak. Sa i përket anës financiare, jeni në kushte optimale. Mbani këtë ritëm për shpenzimet dhe do të evitoni problemet në të ardhmen./TAR

Kerko gjithashtu

Horoskopi i datës 02.10.2020

Horoskopi – 02/10/2020 Dashi (21 Mars – 20 Prill) Ju duhet të mësoheni me idenë …