Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), paraditen e së mërkurës ka parakaluar në rrugët e Rahovecit.
Ushtarët e FSK-së, bashkë me të parin e komunës së Rahovecit, kanë bërë nderime pranë shtatores së heroit të kombit Xhelal Hajda “Toni”, si dhe Selajdin Mullabazi “Mici”.
Ushtarët e FSK-së pas kësaj do të shkojnë dhe tek “Maja e Shkodranit”. Aty kryetari Latifi do të shpërndaj edhe disa mirënjohje për pjesëtarët e FSK-së.