Një këmbësor ka vdekur pasi u godit me veturë në rrugën Arbanë – Landovicë në Prizren ku ka humbur jetën një këmbësor.
Lajmin për aksidentin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës për Gazetën Express, të cilët kanë bërë të ditur se vozitësi V.B (1981) i cili ishte ikur nga vendi i ngjarjes është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Një këmbësor ka humbur jetën, pasi nuk janë respektuar kushtet në rrugë dhe shpejtësisë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:16”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Policia ka bërë të ditur se viktima është i komunitetit romë. /Express/