Një femër e mitur ka raportuar se një person i dyshimtë e kishte dhunuar atë në një shtëpi të pabanuar në Rahovec, me datën 19 të këtij muaji.
Njësitet policore e kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin.
“Në lidhje me rastin në prezencën e mbrojtësit dhe punëtorit të qendrës për punë sociale është intervistuar, gjithashtu është intervistuar edhe i dyshuari”, thuhet në njoftimin 24 orësh të policisë, transmeton lajmi.net.
Lidhur me këtë rast është konsultuar edhe prokurori dhe me vendim të tij, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.