Home / Bota / Britani e Madhe, vaksina Pfizer/BioNTech Covid-19 merr miratimin për përdorim

Britani e Madhe, vaksina Pfizer/BioNTech Covid-19 merr miratimin për përdorim

Autoriteti Rregullator Britanik për Farmaceutikën ka miratuar përdorimin emergjent për një vaksinë koronavirus të prodhuar nga kompania farmaceutike me bazë në Gjermani, Biontech dhe partneri i saj amerikan, Pfizer.

Të dy firmat e bënë njoftimin në Mainz dhe Nju Jork.

Kjo do t’i japë Britanisë dritën jeshile për një vaksinë të koronavirusit më shpejt sesa Bashkimi Europian dhe SHBA, raporton ATSh.

Dërgesat e para do të mbërrijnë në Britaninë e Madhe brenda pak ditësh.

Kompanitë kanë një marrëveshje për të shpërndarë një total prej 40 milionë dozash.

Të dy firmat e quajtën këtë aprovim të parë emergjent për një Covid-19 “një moment historik novator për të adresuar pandeminë”.

Kerko gjithashtu

Adem Demiri, polici hero nga Kosova që arrestoj mbrëmë terroristët në Vjenë

Adem Demiri është polici me prejardhje nga Kosova i cili mbrëmë u bë hero i …