Home / Lajme / Spitali i Prizrenit prinë me numrin më të madh të pacientëve të hospitalizuar me Covid në Kosovë

Spitali i Prizrenit prinë me numrin më të madh të pacientëve të hospitalizuar me Covid në Kosovë

Në spitalet e Kosovës momentalisht janë të shtrirë 640 pacientë, 401 të konfirmuar pozitiv me Covid-19, 74 që kanë rezultuar negativ me këtë virus dhe 165 pacientë që ende nuk dihet nëse janë pozitiv apo jo.

Spitali i Prizrenit prinë me numrin më të madh të pacientëve të hospitalizuar me gjithsej 198 pacient, pastaj Spitali i Gjakovës me 105 pacientë, Spitali i Pejës me 127 pacientë, Spitali i Gjilanit me 97 pacientë, Spitali i Vushtrrisë me 14 pacientë, Spitali i Mitrovicës me 32 pacientë dhe Spitali i Ferizajit me 67 pacientë.

Zyrtari për informim në Spitalin e Prizrenit, Shefajet Berisha, ka deklaruar se kanë rritje të numrit të pacientëve të infektuar me Covid-19.

Ai ka thënë punëtorët shëndetësorë janë të angazhuar maksimalisht, derisa ka bërë të ditur se në spital kanë 536 shtretër, 463 prej të cilëve janë në sistem me oksigjen./tvprizreni

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …