Dy persona në raste të ndara, në pikat kufitare Vërmicë dhe Qafë Morinë janë arrestuar pasi kanë tentuar t’u japin ryshfet zyrtarëve policorë.
Policia ka njoftuar se në Vërmicë një shtetas i Malit të Zi është shoqëruar në stacionin policor pasi që i njëjti, në hyrje me automjet-kamion gjatë kontrollimit të dokumenteve, zyrtarëve policorë u ka ofruar ryshfet. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa kartëmonedha, dokumenti i udhëtimit dhe libreza e kamionit i janë konfiskuar për veprime të mëtutjeshme.
Edhe në Qafë Morinë është shoqëruar në stacionin policor një shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti, në hyrje me veturë gjatë kontrollimit të dokumenteve, për shkak të mosplotësimit të kushteve për kalim kufiri, zyrtarëve policorë u ka ofruar ryshfet. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa kartëmonedha vetura, dhe libreza e veturës i janë konfiskuar për veprime të mëtutjeshme.