Home / Lajme / Dënohen me nga 3 vjet burgim dy persona pasi që kryen vjedhje në një shtëpi në Prizren

Dënohen me nga 3 vjet burgim dy persona pasi që kryen vjedhje në një shtëpi në Prizren

Prizren, 10 dhjetor 2020 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm (gjyqtari i rastit Fatmir Krasniqi), ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarve A.G., dhe M.K., për shkak se:

– Në mes të datës 16 e 17.08.2016, rreth orës 21:00 – 00:18, në Prizren, në rr”…..”, p.nr., në shtëpinë e të dëmtuarit Sh.G., të pandehurit në bashkëveprim duke thyer, kaluar apo depërtuar me forcë në hapësirat e mbyllura, ose duke hequr pengesat tjera me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme, në atë mënyrë që e shfrytëzojnë momentin e volitshëm, mos prezencën e të dëmtuarit, i afrohen shtëpisë së të dëmtuarit, ku me mjet të përshtatshëm dhe me forcë hapin derën e hyrjes së shtëpisë, hyn brenda dhe nga aty marrin; një pushkë e markës “Akar” me numër serik……, një kuti me mjete për pastrim, rreth 40 fishekë të kalibrit 12 mm, një orë të dorës për femra, bizhuteri në vlerë rreth 100 euro, dhe të holla në vlerë prej 35 euro, dhe largohen nga vendi i ngjarjes, me ç’rast t dëmtuarit i shkaktojnë dëm material:

– kësodore kanë kryer veprën penale vjedhje e rëndë, nga neni 327 par.2 nënpar2.5 lidhur me par.1 e lidhur me nenin 31 të KP-së.

Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarve u ka shqiptuar:

– Të akuzuarit A.G., DËNIM ME BURGIM në kohëzgjatje prej 3 vitesh. 

– Të akuzuarit M.K., DËNIM ME BURGIM në kohëzgjatje prej 3 vitesh. 

Të akuzuarit janë obliguar që në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor, secili veç e veç të paguajë shumën prej 50 euro, dhe shumën prej 30 euro në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, thuhet në komunikatë./tvprizreni

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …