Home / Lajme / Arrestohen në Prizren dy persona për falsifikim të parasë dhe posedim i paautorizuar të armës

Arrestohen në Prizren dy persona për falsifikim të parasë dhe posedim i paautorizuar të armës

Arrestohen në Prizren dy persona për falsifikim të parasë dhe posedim i paautorizuar të armës

Hetuesit e policisë së rajonit të Prizrenit kishin pranuar informacion për para të falsfikuara të cilët ishin në qarkullim.

Veprimet e menjëhershme policore kanë rezultuar me gjetjen e disa monedhave te falsifikuara në dy lokacione, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në lokacionin e parë policia ka gjetur dhe sekuestruar 44 monedha të formatit 2 euro, ndërsa në lokacionin e dytë 92 monedha po ashtu të formatit 2 euro.

Ky është njoftimi i plotë:

Pas një pune operative hetuesit e policisë së rajonit të Prizrenit kishin pranuar informacion për para të falsfikuara të cilët ishin në qarkullim. Veprimet e menjëhershme policore kanë rezultuar me gjetjen e disa monedhave te falsifikuara në dy lokacione. Në lokacionin e parë policia ka gjetur dhe sekuestruar 44 monedha të formatit 2 euro, ndërsa në lokacionin e dytë 92 monedha po ashtu të formatit 2 euro.

Në lidhje me këtë kontrollë dhe gjetjen e parave të falsifikuara policia rajonale ne Prizren ka ndaluar dy persona të dyshimtë:

-B.H i lindur në vitin 2000 dhe

-E.K i lindur në vitin 2000.

Në vazhdën e këtyre hetimeve policia rajonale duke kryer urdhër kontroll ka gjetur edhe 2 armë zjarri të tipit AK47 dhe Scorpion si dhe 34 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Në lidhje me këtë rast policia ka ndaluar si person të dyshimtë SH.K i lindur në vitin 1975.

Të dyshimtit janë intervistuar në prezencë të avokatit dhe të njëjtit me aktvendim të prokurorit të Shtetit janë ndaluar në mbajtje në afat prej 48 orë. Me rastin po merren hetimet rajonale të policisë në Prizren.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …