Rastet e vjedhjeve në Kosovë pothuajse raportohen çdo ditë në polici, e një rast i tillë është raportuar gjatë ditës së mërkurë edhe në Policinë e Suharekës.
Në bazë të informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se gjatë ditës së mërkurë rreth orës 19:00 është raportuar një vjedhje në fshatin Nishor të Suharekës.
Një person ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë dhe kanë kryer vjedhje në shtëpinë e tij, e që sipas tij i kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme të arit dhe parave të gatshme, shuma e të cilave nuk është bërë e ditur nga policia.
Rasti në fjalë nga policia është konsideruar si ”vjedhje e rëndë”.
Rikujtojmë se edhe dje nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se në Suharekë është thyer shtëpia e një mërgimtari, ku janë vjedhur poashtu stoli ari dhe mjete të punës.