Po kërkohet personi për ngacmim dhe sulm seksual, nëse e shihni këtë lajmërojeni Policinë
Policia e Kosovës – Drejtoria rajonale e policisë në Gjakovë, bënë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:
Ramadan (Feriz) Sopaj, i lindur me 03.05.1955 nё fshatin Janqisht, Komuna e Malishevës.
I dënuari është i kërkuar për dërgim në vuajtje të dënimit për veprat penale:
Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçe
Sulm seksual
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, ta lajmërojë Policinë e Kosovës apo të paraqitet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
192 dhe 080019999 (pa pagesë)
029 269 007 -S.Policor Malishevë-Drejtoria Rajonale Gjakovë
E-mail adresa: info@kosovopolice.com