Home / Lajme / Duda Balje: Po tentohet të krijohen komuna boshnjake që t’i bashkohen Asociacionit të Komunave Serbe

Duda Balje: Po tentohet të krijohen komuna boshnjake që t’i bashkohen Asociacionit të Komunave Serbe

Kryetarja e Unionit Socialdemokrat, Duda Balje, po thotë se ka paralajmëruar për planin e Listës Serbe që të ketë më shumë deputetë nën kontroll në Kuvend, por se tanimë plani thuajse është realizuar.

Por, sipas saj ky nuk është i vetmi rrezik për Kosovën që po vjen nga Lista Serbe.

Balje po thotë se Adrijana Hoxhiq bashkë me koalicionin VAKAT kanë për qëllim të kërkojnë krijimin e komunave boshnjake që më pas ato të bashkohen në Asociacionin e Komuna me Shumicë serbe duke u bërë sistem paralel i shtetit të Kosovës.

“Adrijana Hoxhiq ka thënë se kusht për votimin e qeverisë është themelimi i disa komunave boshnjake. Në këtë drejtim ne kemi punuar shumë. Por, plani është që pas krijimit të këtyre komunave boshnjake ato t’i bashkëngjiten Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Unë besoj që edhe koalicioni VAKAT është pjesë e këtij plani. Këto komuna do të jenë pjesë e strukturave paralele. Në Dragash, për shembull, nëse një lind një djalë mund të nxjerrin certifikatë me vulë të Serbisë dhe mësojnë në gjuhën serbe. Të njëjtën do ta bëjnë edhe në Reçan (Prizren) dhe në Vitomiricë”.

Balje në Klan Kosova tha se pret që këtë çështje ta marrin seriozisht partitë shqiptare dhe të mos luftojnë mes vete për pushtet.

“Shpresoj që shteti do të ndihmojë në këtë drejtim. Ajo çka mund të bëjmë ne është që të përdorim mënyrat ligjore. Jemi në fazën e përgatitjes së ankesës që do të dorëzohet në PZAP, Gjykatë Supreme dhe në fund në Gjykatë Kushtetuese”.

Balje është e bindur që Hoxhiq ka pasë marrëveshje paraprake me Listën Serbe, prandaj edhe mori shumë vota në komunat ku ka shumicë serbe e pak boshnjakë.

“Ne në Graçanicë ndoshta i kemi veç 10 vota, në Novobërdë asnjë. Hoxhiq ka marrë shumë vota atje. Ka serbë që më shkruajnë në Facebook dhe thonë se nuk e njohin e as nuk e kanë parë kurrë Hoxhiq, por se iu kanë thënë ta votojnë atë.

Balje thotë se ka përvojë dhe se ka punuar seriozisht për komunitetin boshnjak dhe se s’mendon që Hoxhiq do t’i mbrojë boshnjakët sikurse unë.

“Ajo ka qenë shumë afër serbëve dhe i ka ndihmuar ata. Shumica e boshnjakëve s’kanë dëgjuar për atë. Edhe në momentin kur Haradinaj e ka bërë ministre s’ka qenë vendim i boshnjakëve. Partitë shqiptare duhet ta mbrojnë shtetin ku po jetojnë. Kjo me komuna është shumë e rrezikshme. Boshnjakët do të largohen nga sistemi i Kosovës po u krijuan strukturat paralele”.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …