Një banor i lagjjes “Arbana” në Prizren, ka raportuar në Polici për zhdukjen e djalit të tij.
Sipas njoftimit të Policisë, qytetari ka thënë se i biri i tij më 11 mars është larguar nga shtëpia dhe deri më tani nuk është kthyer.
Qytetari ka treguar se djali i tij është i moshës madhore dhe është me të meta mendore dhe se përdor medikamente qetësuese.Rasti, i cili po trajtohet si person i zhdukur, vazhdon të hetohet.