Home / Lajme / Morën haraç nën kërcënimin e thikës dhe një qeni pitbull, Gjykata e Prizrenit vendos për dy të miturit

Morën haraç nën kërcënimin e thikës dhe një qeni pitbull, Gjykata e Prizrenit vendos për dy të miturit

Gjykata e Prizrenit ua ka caktuar nga 30 ditë paraburgim dy të miturve.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, gjyqtarja e procedurës – Raima Elezi, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 26.03.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 25.04.2021, ndaj të miturve G.K., dhe H.B., për shkak të dyshimit të bazuar se të miturit G.K., dhe H.B., në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale: detyrimi nga neni 328 par.2 lidhur me par.1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës, i mituri G.K., edhe për veprën penale: mbajtja në pronësi, në kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të Kodit Penal të Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të miturve G.K., dhe H.B., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

– Të miturit G.K., dhe H.B., në bashkë kryerje, nën përdorim të forcës me mjete të rrezikshëm- thikë si dhe një qenë të racës ‘’Pit Bull’’ i kanë detyruar dy të dëmtuar, që të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre duke i ‘u marrë me forcë një shumë të të hollave.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Gjyqtarja e procedurës ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, duke pasur parasysh peshën e rëndë të veprës penale, si dhe faktik se procedura penale është në fazën përgatitore në këtë çështje do të ndërmerren veprime të tjera hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij rasti në lidhje me të miturit, duhet të merret deklarimi i të miturve dhe të dëmtuarve edhe para Prokurorisë.

Gjithashtu me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin sjelljen e mëparshme të të miturve të cilët janë të regjistruar edhe si kryerës të veprave tjera penale, andaj këto rrethana tregojnë rrezikun se nëse të miturit lihen në liri do të përsërisin ndonjë vepër tjetër penale të kësaj natyre si dhe do të kishte edhe ndikim negativ në opinion shoqëror dhe në rrethin ku jetojnë të miturit.

Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. /Lajmi.net/

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …