Home / Lajme / Rrahet një maroken në Prizren

Rrahet një maroken në Prizren

Rrahet një maroken në Prizren

Një shtetas nga Maroku ka kërkuar tretman mjekësor pasi është sulmuar nga dy persona të panjohur.

Në raportin e Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 02:13 në rrugën “Zahir Pajaziti”, në Prizren.

Siç thuhet në raport, viktima ka pohuar se është sulmuar nga dy persona deri sa ishte duke fjetur në një shtëpi të pa banuar.

“Është raportuar se një mashkull maroken ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit. Ai pohon se është sulmuar nga dy persona deri sa ishte duke fjetur në një shtëpi të pa banuar. Të dyshuarit për momentin nuk dihen, rasti është duke u hetuar. Viktima ka lëndime në hundë dhe ka marrë tretman të nevojshëm mjekësor”, thuhet në raport.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …