Disa persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një shtëpi në fshatin Poslisht të Prizrenit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ankuesi ka raportuar se nga shtëpia e tij kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari.
“Sipas ankuesit, të dyshuarit pasi kanë vërejtur ankuesin, kanë shtënë me armë zjarri dhe janë larguar me një veturë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.