Nuk e respektoj urdhrin policor, i dyshimti u arrestua, kishte edhe tri flet arreste
Prizren, 26 prill 2021
Me datë 26 prill 2021, një njësi policore e cila po vepronte në autostradë rreth orës 02:16 min., vërejti një automjet Golf VI, pa targa regjistrimi dhe i kërkoj të njëjtit të ndalohet për kontroll. Drejtuesi i këtij automjeti nuk e përfilli urdhrin e zyrtarit policor për ndalim dhe u largua me shpejtësi.
Njësia policore kërkoj nga njësitë tjera të policisë ne teren dhe i informoj për këtë veprim. I dyshimti kishte marre drejtimin e rrugës Prizren-Dragash, ku gjithashtu nuk ju ndalua patrullës policore e cila kishte ngritur pikë kontrolli. Duke u larguar u kthye sërish në drejtim të Prizrenit, më një shpejtësi duke rrezikuar veten dhe të tjerët.
Njësitë policore filluan ndjekjen e tij dhe i dyshimti V.S i lindur në vitin 1996 u ndalua në rrugën” Mursel Osmanaj” në Prizren, ku kishte provuar të largohej duke e braktisur automjetin dhe të ikte nga organet e policisë.
Policia duke qenë të vendosur arritën ta ndalojnë të dyshimtin i cili rezultojë edhe me tri raste flet arresti për të cilat ishte i dënuar nga Gjykata në Prizren, me shumë se 10 muaj burgim efektiv.
Ne verifikimet e sistemit informativ të policisë i dyshimti rezulton si shpërndarës i narkotikëve dhe i dyshuar edhe për raste të shumë veprave penale të vjedhjeve.
Në lidhje më këtë u informua Prokurori i Shtetit i cili urdhëroj ndalimin, ndërsa automjeti Golf VI u sekuestrua. Pas intervistës nga hetuesit i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prizren.