Home / Lajme / Qytetari në Prizren gjen një portofol, e dërgon në polici

Qytetari në Prizren gjen një portofol, e dërgon në polici

Një qytetar në Prizren ka gjetur një portofol me para të konsiderueshme e dokumente në oborrin e një qendre tregtare të shtunën, ndërsa ai menjëherë e ka dorëzuar në Polici.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës pronari i portofolit është paraqitur pak kohë më pas për të paraqitur humbjen e portofolit, ndërsa është njoftuar se është gjetur ai nga një qytetar dhe është dorëzuar.

“Qytetari u mahnit me këtë gjest dhe pasi e pranojë portofolin e humbur, portofoli u kontrollua në prezencë të Policisë për dokumentet dhe parat që i kishte pasur, u largua nga stacioni i policisë duke qenë i lumtur dhe i entuziazmuar. Policia mbajti një shënim zyrtar në lidhje me këtë veprim”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …