Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.333 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 25 raste pozitive.Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Istog 1 rast (65 vjeç).Numri total i rasteve pozitive është 106.939 raste nga 571.317 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.226 raste të vdekjes.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 196 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.824 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.889.Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 5 raste, Gjakovë 4 raste, Gjilan 4 raste, Klinë 2 raste, Leposaviq 2 raste, Obiliq 2 raste, Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan, Podujevë dhe Viti.Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!Mbani higjienën!Respektoni distancën!
Kerko gjithashtu
Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices
Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …