Home / Lajme / Humb jetën aksidentalisht një 35 vjeçar nga fshati Kojush

Humb jetën aksidentalisht një 35 vjeçar nga fshati Kojush

Sot rreth orës 12:17 min., policia ka pranuar informacion se në fshatin Planejë të Hasit, përderisa një person po punonte me traktor dhe lidhesën e barit në livadhe, kishte pasur një defekt teknik dhe duke e rregulluar atë, për një moment makina e barit e godet dhe si pasojë i shkakton lëndime fatale.

Emergjenca pasi kishte dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar se viktima ka vdekur, ka njoftuar për TV Prizreni zëdhënësi i DRP-së, Shaban Osmanollaj.

Policia dhe forenzika rajonale kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer veprime hetimore. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. Viktima është A.Q i lindur në vitin 1986 nga fshati Kojush, KK Prizren.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …