Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren përmes një komunikate për media ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e Mendim Idriz Nezirajt.
Ky person kërkohet për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Komunikata e plotë:
Mendim Idriz Neziraj
I lindur: 30.04.1985
Adresa: Rruga “Gjin Gazuli” Nr: 18
Qyteti: Pejë
Vërejtje: Ky person kërkohet nga hetimet rajonale të policisë në Prizren.
Vepra penale: Lëndim i rëndë trupor
Për çdo informacion ju lutem kontaktoni në numrat:
Nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose 038 550 999, ne Prizren 029 244 355
Të gjitha thirrjet në numrin 080019999 janë anonime, pa pagesë dhe konfidenciale.
Ju mund të dërgoni informatat e juaja edhe në adresën elektronike info@kosovopolice.com apo ne aplikacionin dixhital “Lajmëro Policinë”.