Sulmohen policët, derisa ishin duke bastisur një shtëpi në Prizren!
Raportohet se në rrugën Ali Pashë Tepelena në Prizren, gjatë një kontrolle në shtëpinë e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, që ndërlidhet me një rast më herët gjetje e narkotikëve, policia gjatë kontrollit janë sulmuar fizikisht nga ana e dy të dyshuarve të lartë cekur.
Lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy zyrtarë policorë dhe njëri nga të dyshuarit të cilët kanë mare tretmanin mjekësor.
Të dyshuarit janë arrestuar, me urdhër të prokurorit të dyshuarit mbahen në stacion policor për 6 orë.