Zhduket 22-vjeçari në Prizren, vuan nga sëmundja e epilepsisë
Një person ka raportuar në Policinë e Prizrenit se vëllai i tij është zhdukur.
Ai ka thënë së vëllai i tij 22-vjeçar vuan nga sëmundja e epilepsisë, shkruan Indeksonline.
“Rr. Kurtish Hasani, Prizren 01.06.2021 – 01:05. Ankuesja femër kosovare raporton se djali i vëllait të saj i moshës 22 vjeçare i cili vuan nga sëmundja e epilepsisë ka dalë nga shtëpia dhe nuk dinë asgjë për fatin e tij. Rasti nën hetime”.