Sot EC realizoi një aksion pastrimi bashkë me disa vullnetarë. Destinacioni i cili është vendosur të pastrohet kësaj radhe është rruga për në Kalanë e Qytetit.
Meqë kjo është koha kur turistët në qytetin tonë fillojnë të vijnë e të frekuentojë monumentet dhe hapësirat që e veçojnë qytetin e Prizrenit, andaj është parë e arsyeshme që të ndërmirret një aksion i tillë.
Ky aktivitet pritet që të përçojë mesazhin e mirëmbajtjes së hapësirave publike e poashtu destinacioneve turistike tek organet kompetente. Ndërkohë edhe secili individ duhet të shtojë kujdesin për ruajtjen e bukurisë dhe shëndetit të vendeve turistike që i viziton, duke marrë masa për zvogëlimin e sasisë së mbeturinave që krijon dhe të praktikojë asgjësimin e duhur të tyre.
HumanRightivism
Embassy of Sweden in Pristina
Community Development Fund – CDF
EC Ma Ndryshe