Vidhet biçikleta nën kërcënimin e thikës në Prizren
Raste të shpeshta të grabitjes po krijojnë pasiguri tek qytetarët. Një gjë e tillë ka ndodhur mbrëmë në Prizren.
Burimet e Sinjalit brenda Policisë kanë njoftuar se nën kërcënimin e thikës një personi i është vjedhur biçikleta.
I dyshuari pas vjedhjes kishte ikur nga vendi i ngjarjes, kurse policia deri më tani nuk ka arritur ta identifikoj atë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 23:40 në rrugën ‘Hysen Rexhepi’ në Prizren.