Home / Lajme / Vdekja e 40-vjeçares në Malishevë, Policia: Dyshohet se ishte hedhur nga shkallët e ndërtesës

Vdekja e 40-vjeçares në Malishevë, Policia: Dyshohet se ishte hedhur nga shkallët e ndërtesës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e 40-vjeçares në Malishevë. Sipas Policisë, ajo ishte hedhur nga shkallët e ndërtesës, ku ka qenë duke banuar.

Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për autopsy në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Rasti po hetohet si “hetim i vdekjes”.

“Rr. Skënderbeu, Malishevë 02.07.2021 ? 09:00. Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Dyshohet se ishte hedhur nga shkallët e ndërtesës në të cilën ajo ka qenë duke banuar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsy”, thuhet në raport.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …