Home / Lajme / Dënohen 282 persona për shkelje të rregullave të komunikacionit në Prizren

Dënohen 282 persona për shkelje të rregullave të komunikacionit në Prizren

Përmes një komunikate për media Policia në Prizren bënë të ditur se me qellim të zbatimit dhe mbajtjes së sigurisë në komunikacionin rrugorë, njësitë e policisë kanë realizuar aktivitetin për parandalimin e aksidenteve dhe shkeljeve tjera në komunikacion duke realizuar planin operativ “Tejkalimi i shpejtësisë”

Realizimi i këtij plani është kryer në rrugët rajonale Prizren-Gjakovë në Landovicë, në fshatin Piranë, Krushë e Vogël, në rrugën Prizren-Suharekë në Lubizhdë, në fshatin Malësi e Re, Grejkoc, Gjinovc, Shirokë, Duhël-Bllacë etj, si dhe në rrugën Prizren- Vërmicë në lokacionet Vlashje, Zhurë etj.

Gjatë zbatimit të detyrave, zyrtarët policor, për tejkalim shpejtësie kanë ndaluar dhe shqiptuar gjithsej 282 kundërvajtje trafiku, janë ndaluar patentë shofer me masat plotësuese në afat 3 muaj si dhe janë shqiptuar pikë negative.

Aktivitete të tilla për tejkalim të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera në komunikacion si tejkalimi në vijë të plotë, përdorimi i telefonit etj., do të këtë në vazhdimësi dhe njëherë zyrtarët policor nga njësia e komunikacionit rrugor do të kontrollojnë dhe monitorojnë lëvizjet e automjeteve edhe përmes “Dronit” policore, thuhet në komunikatën e Policisë në Prizren.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …