Home / Lajme / Tenton të vetëvritet një grua në Prizren, dërgohet urgjentisht në spital

Tenton të vetëvritet një grua në Prizren, dërgohet urgjentisht në spital

Një grua në Prizren ka tentuar të vetëvritet sonte.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit, shkruan lajmi.net.

Ata kanë bërë të ditur se viktima ka kërkuar ndihmë në spital ku edhe është duke u trajtuar.

“Në Spitalin Rajonal ka kërkuar ndihmë mjekësore personi dhe është duke u trajtuar. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin për tentim vetëvrasje. Rasti ka ndodhur rreth orës 21:30”, kanë thënë nga Policia e Prizrenit.

Rrethanat e rastit ndërkaq nuk dihen ende.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …