76 RASTE NË PRIZREN DHE 1765 NË GJITHË KOSOVËN ME COVID-19 DHE 121 TË SHËRUAR!
17 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 21.903 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 601.701 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 213.279 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 9.581 testime, 1.765 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 121 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.278.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 10.183.