Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 11 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19 ndërkohë që janë shënuar 1,682 raste pozitive.
Sipas të dhënave të MSH-së, gjatë 24 orëve janë shëruar 263 persona, derisa numri i testimeve të kryera është 10,710.
Ndërkohë, numri i rasteve aktive me koronavirus ka arritur në 19,695.