E mitura nga Prizreni gjendet pas dy muajsh duke bashkëjetuar me një mashkull, prindërit s’dinin asgjë!
Një e mitur nga Prizreni ishte raportuar si e zhdukur më 21 qershor të këtij viti.
Lidhur me këtë rast, policia ka arrestuar një person pasi i njëjti ishte duke bashkëjetuar me personin nën 16 vjeç, shkruan IndeksOnline.
“BASHKËJETESË ME PERSONIN NËN MOSHËN 16 VJEÇ
Prizren 21.06.2021-24.08.2021 22:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili ishte duke bashkëjetuar me viktimën femër kosovare të mitur qe nga muaji 06. 2021, viktima ishte e raportuar si person i zhdukur nga data e lartcekur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Ndërsa viktima do të dërgohet në ditët në vijim për ekzaminime mjekësore. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së./rtvbesa