Home / Lajme / Prizrenasi ekspozon armë në Facebook, Policia ushtron kallzim penal ndaj tij

Prizrenasi ekspozon armë në Facebook, Policia ushtron kallzim penal ndaj tij


Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ushtruar kallëzim penal ndaj të dyshuarit M.R. 29-vjeçar nga fshati Mushnikovë e Prizrenit, pasi që kishte ekspozuar armë të tipi revole në Facebook.

“Një qytetar nga fshati Mushnikovë, kishte dalë në fotografi duke ekspozuar një armë të tipit revole, dhe të njëjtën fotografi e kishte postuar në rrjetet sociale, përkatësisht në Facebook. Policia e identifikoj të dyshimtin dhe menjëherë e gjeti lokacionin e tij, duke e ftuar në intervistë. Gjatë ballafaqimit me fotografinë e postuar i njëjti e pranoj se ishte në posedim të armës të cilët e kishte në fotografi dhe të njëjtën e dorëzoj pranë organit të policisë në nënstacioni e policisë në Sredskë-Prizren. Hetuesit policor sekuestruan armën e tipit Revole ISSC M22 dhe një karikator të zbrazët”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në lidhje me rastin është informuar edhe prokuroi i shtetit i cili urdhëroi që rasti të hetohet në procedurë të rregullt./Koha

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …